Blog

Rast klinik – Tuneli karpal

rast klinik tuneli karpal
Physiotherapy

Rast klinik – Tuneli karpal

Pacientja A.V. me profesion asistente. Referon dhimbje te kycit te dores, ndjesi mpirje te gishtit te pare dhe te trete te dores se djathte. Kohet e fundit ka filluar te verej pamundesi te perdorimit te gishtit te madhe sidomos ne perdorimin e celularit.  Si do ta ekzaminoni dhe trajtoni kete pacient?

Pyetjet dhe ekzaminim per humbjen funskionale te pacientit?

  • Fillimi i simptomave dhe kohezgjatja.
  • Si kane filluar simptomat? Simptomat kane filluar me ngadal dhe jane perkeqesuar me kohen? Duke menduar punen e pacientes kuptojme qe eshte nje simptome e krijuar nga puna dhe perdorimi per kohe te gjate te kompjuterit.
  • Specifikimi i simptomave ne gishtin 1-3 te dores na jepe dermatomin perktes dhe referon per komprimim ose demtim te nervus medianus. Informacione shtese gjeni te kursi KETU.
  • Vleresoni posturen e pacientit ne pamje anteriore, posterior dhe laterale. Shikoni devijime nga postura “ideale”. Perqendrohuni ne qendrimin e regionit cervical, kokes dhe supit.
  • Ekzaminoni levizjet aktive te kokes (fleksion, laterofleksion, rotacion dhe ekstension) dhe vleresojme nese simptomat shtohen ose lehtesohen gjate levizjeve dhe nese rrezaton dhimbje ne segmente te tjera si ekstremitetet e siperme.
    • Ky ekzaminimin eshte i rendesishem per te diferencuar nese pacienja ka komprimim te n.medianus te tuneli karpal, te regioni cervical apo Thoracic outlet syndrome.
  • Ekzaminoni focen muskulare te dores, fleksionit te gishtave, ekstensionit, abduksionit, dhe forcen e kycit te dores. I gjeni te kursi KETU.
  • Vleresoni dermatomin perkates me testimin e sensitivitetit.
  • Kryeni testet e neurodinamikes per te vleresuar nese kemi komprimime te nervave periferik (n.unlaris, n.medianus, n.radialis)
  • Ekzaminojme refleset tendinoze. I gjeni te kursi KETU.

Beni pyetje te pergjithshme te anamnezes:

  • Semundje te kaluara si operacione, trauma etj.
  • Semundje aktuale dytesore si diabeti, semundje metabolike, semundje kardiologjike te cilat duhet te jene indikator per programin e terapise tuaj.
  • Anamneza e punes, profesioni. Pyetjet kryesore jane ku dhe sa ore punon dhe nese problemi aktual qe ka, ndikon ne profesionin e saj. Ose nese puna aktuale ndikon ne dhimbjen qe ka.
  • Anamneza Sociale, ku banon (ne partament, me ashensor, shtepi private etj.), me ke banon, ne cilin kat banon etj. Pyetja kryesore eshte ne cilin aspekt te jeteses sociale te pacientit ka ndikuar negativisht problem funksional i pacientit.
  • Anamneza sportive, nese ka sport rekreativ te cilin nuk e bene me dot per arsye te demtimit.

Terapia:

Protokolli i terapise tuaj varet nga dy faktor kryesor. Faktori i pare eshte qellimi i pacientit dhe cfare pacienti do te permiresoj dhe faktori i dyte jane pergjigjet qe keni marre nga ekzaminimi i kryer.

Ne rastin e kesaj pacientjeje kuptohet qe eshte problem neurologjik. Kujdes vleresoni nese eshte tuneli karpal me testet specifike te tunelit karpal ose diagnoze tjeter dhe problem vjen nga regioni cervical ose Thoracic outlet syndrome.

Qellimi kryesor eshte ulja e simptomave te pacientes, permiresimi i funksionit dhe rikthimi ne jeten e perditshme te pacientes.

Nje protokoll i pergjithshem trajtimi per tunelin karpal:

  1. Filloni me relaksimin e muskujve te mbingarkuar ose shkurtuar sipas ekzaminimit tuaj (prsh. muskujit e qafes, muskujit e supit, muskujit e parakrahut dhe krahut,). Relaksimin mund ta kryeni me teknika myofasciale, Realksim postizometrik, pompazh, stretching etj.
  2. Mobilizim i skapules dhe mobilizim i kycit te dores duke relaksuar retinaculum flectorum.
  3. Traksion manual i regionit cervical do permiresoj ne pergjithesi simptomat e pacientes.
  4. Teknikat e mobilizimit te nervave periferik (sidomos n.medianus) ndihmojne ne relaksimin e ngarkeses se ekstremiteteve te siperme duke krijuar levizhshmeri dhe fleksibilitet ne ate zone.
  5. Teknika per rregullimin e sensitivitetit: krioterapi, goditje te lehta, vibracione, ferkim me furc etj. ne zonen e dermatomit perkates te demtuar.
  6. Ushtrime per rritjen e forces muskulare te muskujve te 3 gishtave te pare. Punojme me ushtrime fine, kapje, ushtrime te krijimit te grushtit meqenese ka humbur forca ne fleksion te gishtave. Mund te perdorim dhe diagonalet e Proprioceptive Neuromuscular Facilitation (PNF).

Veshtiresia dhe ndryshimi i terapise varen nga aftesite fizike te pacientit dhe ndryshimi i simptomave ne cdo séance.