Blog

Ushtro fizioterapine ose logopedine si te jete klinika jote.

qendra-480x352
Physiotherapy / Speech and language therapy

Ushtro fizioterapine ose logopedine si te jete klinika jote.

Platforma Learn Online ne bashkepunim me Rehabilitation Alliance Foundation ofron per ty si Fizioterapist apo Logopedist ambiente me kushte jashtezakonisht komode qe mund ti perdoresh per klientet e tu. Je student i ri, apo profesionist i ri ne kete fushe dhe ne fillim nuk ke mundesi te hapesh kliniken tende, eja provoje kete menyre, shfrytezo ambientet tona. Nuk te duhet asnje gje, ambientet ofrojne gjithcka qe ke nevoje per nje terapi ideale.

Kjo menyre eshte shume ne interesin tend pasi ti mund te krijosh klientelen tende dhe me pas me besimin tek vetja shume thjeshte mund te hapesh kliniken tende. Te keshillojme qe te provosh veten me klientet, te ushtrosh profesionin sa me shume dhe pastaj do te jesh ne gjendje te hapesh kliniken tende dhe te kesh sukses.

Perfitimet qe do te kesh duke perdorur ambientet tona:

  1. Jane te mire mobiluar dhe te pajisur me gjithcka qe do te nevojitet
  2. Orarin e perzgjedh sipas nevojes tende
  3. Ambientet kane super vendndodhje, prane ish Ekspozites Shqiperia Sot, rruga Nikolla Jorga, Tirane.
  4. Te gjitha shpenzimet si drita, uje dhe internet mbulohen nga qendra.

Pershkrimi i qendres.

Qendra ka nje hapesire prej 70 m2 e cila perbehet nga tre ambiente te ndara ku dy ambiente te dedikuar per Fizioterapi dhe nje ambient per Logopedi. Ambientet jane te pajisur me cdo gje te nevojshme per Fizioterapine dhe per Logopedine. Ambientet jane te shtruar me parket dhe secila dhome eshte e pajisur me kondicioner.

Si funksionon bashkepunimi.

Ne menyre qe te perdoresh ambientet tona na kontakto ne numrin e telefonit 0685380514 ose na shkruaj email ne info@onlinelearncourses.com . Bashkerisht do te diskutojme kushtet e bashkepunimit. Kushtet jane qe ne cdo pacient qe trajton, qendra do te mbaj nje perqindje, te cilen do ta percaktojme bashkerisht, pasi kuptohet qe cdo gje e ka nje kosto mirembajtje te ambientit.

Mos hezito te pyesesh per cdo gje qe ke nevoje. Te mirepresim te vizitosh qendren.