Bazat e Logopedise
Ne kete kurs do te njiheni me bazat e shkences se Logopedise.
Do te njiheni me menyren te pergjithshme te shkences se logopedise, ne cilat fusha vepron logopedia, diagnozat ne te cilat nderhyne logopedistet, cilat jane fushat e objektivave ku ne veprojme ne si logopediste dhe cilat jane metodat tona te nderhyrjes. Gjithashtu do te njiheni me klasifikimet me te rendesishem boteror te crregullimeve te komunikimit, menyra si klasifikohen dhe karakteristikat e secilit klasifikim, duke bere te mundur njohjen dhe diskriminimin e veshtiresive te ndryshme gjuhesore te cilat jane shume te rendesishme ne planifikimin e objektivave te punes tone te perditshme dhe njohjen e rasteve te ndryshme.
Do te mesoni cilat jane strukturat kryesore qe realizojne te folurin, cilat jane strukturat cerebrale, nervat dhe funksionet e tyre ne te folur. Gjithashtu cilet muskujt dhe proceset realizojne te folurin dhe si realizohet procesi i fonacionit dhe strukturat e tij kryesore.
Do te njiheni me menyren sesi realizohet nje vleresim logopedik, strukturat dhe proceset qe vezhgohen, sesi meret anamneza dhe rendesia e saj, arsyet se perse eshte i nevojshem realizimi i nje vleresimi logopedik dhe menyra se si aplikohet testi vleresues.
Ne mbyllje do te njiheni me vonesen e te folurit qe eshte nje nga veshtiresit kryesore te moshes evolutive, karakteristikat e saj, ndryshimi mes voneses ne te folur dhe voneses gjuhesore, disa prej gureve themeltar kryesor per vleresimin e voneses ne te folur dhe si mund te nderhyet per ti ndihmuar keto raste.