Semiotika Logopedike
Ne kete kurse do te mesoni mbi mutizmin selektiv, crregullimet e rrjedhshmerise, perdorimin e gjuhes se shenjave dhe aplikimin e logopedise ne neonatologji.
Ne fillim do te njiheni me nje nga klasifikimeve kryesore te crregullimeve te komunikimit qe jane crregullimet e rrjedhshmerise .Do pershkruhen karateristikat e seciles veshtiresi, ndarja e tyre, lidhja e crregullimeve te rrjedhshmerise me crregullimet e ankthit si dhe menyra se si duhet vepruar per ti menaxhuar keto raste .
Ne vazhdimesi do te njiheni me rendesin e perdorimit te gjuhes se shenjave me femijet ne femijerine e hershme dhe jo vetem, menyren sesi ndikon ajo ne zhvillimin e gjuhes se folur dhe komunikimin ne pergjithesi. Gjithashtu jepet informacion sesi mund ta aplikojme kete metode komunikimi, si te perzgjedhim shenjat dhe se cila eshte koha e duhur per ti perdorur ato.
Do te merrni informacion mbi rendesine e pranise se logopedistit ne neonatologji , roli qe ai ka ne kete sektor,arsyet pse femijet preterm kane nevoje per logopedi, objektivat e punes, kohen e nderhyrjes, menyren dhe kohen e vleresimit si dhe menyren e nderhyrjes se terapise logopedike te femijet preterm dhe neonat ne pergjithesi.
Ne fund do merrni informacione mbi diagnozen e mutizmit selektiv, si klasifikohet dhe se cilat jane karateristikat e ketyre rasteve. Gjithashtu do te njiheni me lidhjen e mutizmit me crregullimet emocionale psikologjike dhe menyren sesi nderhyret dhe se cilat jane terapite me efikase per trajtimin e tij.