Instructor

Instructor

Cover image
User Avatar

Selda Sokoli (Veizaj)

287 Students
2 Courses

More than 8 years experience in the academic and scientific field of Rehabilitation. Around 9 years experience in the field of clinical Physiotherapy. Graduated with a Bachelor degree in Physiotherapy at the University of Medicine, at the Faculty of Nursing in Tirana in collaboration with “Handicap International” and with the assistance of a professor from Belgium. With a master's degree in physiotherapy at the University of Medicine in Tirana. She has worked as a lecturer in public and private universities since 2013. Actually holding the position as lecturer at the University of Alexander Moisiu in Durres.

  • course thumbnail

    Teknikat e ekzaminimit dhe protokollet e rehabilitimit te traumave te anesive inferiore

    Featured
    Lifetime
    All levels
    42 Lessons
    0 Quizzes
    14 Students

    Gjatë kursit do të mësoni: 1.Hapat e ekzaminimit të artikulacion kokso-femoral Anamneza; Inspektimi, vëzhgim i regjionit; Palpimi i strukturave të ndërlidhura me patologji tipike të këtij regjioni; Testimi praktik i lëvizjeve pasive dhe aktive të artikulacionit kokso-femoral; Praktika e matjeve të amplitudave artikulare me goniometër të artikulacionit kokso-femoralit; Aplikimi praktikisht i 8(tetë) testeve specifike identifikuese të patologjive tipike të këtij regjioni 2. Hapat e ekzaminimit të artikulacionit genus Anamneza tipike për të realizuar diagnozën diferenciale nëse dëmtimi është në nivel ligamentar apo në nivel meniscal, dhe jo vetëm; Inspektimi dhe observimi praktik i një pacienti real për të identifikuar patologjitë në këtë nivel; Palpimi praktik i këtij regjioni në identifikimin e 7 (shtatë) strukturave artikulare, tendinare etj që na orjentojnë për identifikimin e problematikave të gjurit; Testimi praktik i lëvizjeve pasive dhe aktive të artikulacionit genus; Praktika e matjeve të amplitudave artikulare me goniometër të artikulacionit genus , Praktika e testeve specifike për identifikimin e patologjive në nivel të : Ligamenteve cruciatum anterior, 4 (katër teste specifike) Ligamenteve cruciatum posterior; 1 (një) test specific Ligamentëve cruciatum collateral lateral; 2 (dy) teste specifike Ligamentëve cruciatum collateral medial; 1( një) test specifik Meniskut medial&meniskut lateral; 4 (katër) teste specifike Patellës; 2(dy) teste specifik 3. Hapat e ekzaminimit të artikulacionit tibio-talar Anamneza në lidhje me mekanizimit shkaktar dhe simptomave të pranishme tek Pacienti; Inspektimi dhe observimi në një pacient real të artikulacionit tibio-talar; Palpimi praktik i strukturave dhe elementëve ndihmëse në identifikimin e patologjive në rrethin e kaviljes; Testimi praktik i lëvizjeve pasive dhe aktive për artikulacionin tibio-talar; Praktika e matjeve të amplitudave artikulare me goniometër të artikulacionit tibio-talar , Praktika e 8 (tetë) testeve specifike për identifikimin e patologjive në nivel të artikulacionit tibio-talar. 4. Praktika e protokolleve pasive dhe aktive të rehabilitimit në traumat e kaviljes Praktika e Drenazhit Limfatik Vodder për anësinë e poshtme në total; Kinezotaping për reduktimin e edemës në nivel të kaviljes; Metoda e bandazhimit tetësh për kaviljen ; Mobilizimet fiziologjike dhe aksesore për traumat e kaviljes; Përforcimet duke përdorur element të ndryshëm si rezistenca e dorës së fizioterapistit, peshat me rërë dhe therabandat në mënyrë progresive prone, supin, lateral, ulur në këmbë, Forma të ndryshme ushtrimet proprioceptive në mënyrë progresive ulur në karrige e deri në mbështetje përpara shkallës suedeze; Forma të ndryshme ushtrimesh propioceptive mbi platon e ekulibrin dhe mbi pedanën e ekulibrit; Forma të ndryshme skuotesh në mënyrë progresive nga forma më e lehtë rehabilituese në format më të vështira rehabilituese; Praktika e formave të ndryshme të ecjes dhe rehabilitimit të saj. Pas përfundimit të këtij kursi do të jeni në gjendje që të: Diagnostikoni përmes aplikimit të testeve patologji reumatizmale, ortopedike dhe traumatologjike; Ekzaminoni dhe identifikoni patologji në të gjithë anësinë e poshtme, duke filluar nga niveli i kokso-femoralit e duke përfunduar në nivel të kaviljes Të rehabilitoni në mënyrë pasive dhe aktive patologji dhe trauma të kaviljes; Të jeni në gjendje të aplikoni drenazhin limfatik jo vetëm për patologji që lokalizohen në nivel të kaviljes por në të gjithe anësinë e poshtme; Të aplikoni drenazhin limfatik në qendrat e bukuris SPA edhe për qëllime estetike në reduktimin e celulitit apo edemës së pranishme si pasoje e patologjive të tjera renale, reumatizmale etj. Pse ju nevojitet ky kurs? Do të jeni në gjendje që të : Aplikoni kinezotaping në nivel të kaviljes për patologji reumatizmale, ortopedike, traumatologjike Aplikoni dhe njihni metodën tetshe për stabilitet dhe reduktim edeme në nivel të kaviljes Aplikoni Drenazhin limfatik manual sipas metodës Vodder jo vetëm për qëllime rehabilituese të patologjive reumatizmale, ortopedike dhe traumatologjike por edhe për qëllime estetike Aplikoni rehabilitimin e ecjes për çdo patologji që lidhen me pengesa apo kufizime të ecjes sit ë lindura ashtu dhe të fituara Aplikoni metodat e matjeve me goniometër për qëllime vlerësuese dhe krahasuese gjatë rehabilitimit Aplikoni Mobilizimet fiziologjike dhe aksesore për kaviljen por do j’u vlejnë dhe në patologji që do të lidhet me kufizime të ecjes Aplikoni ushtrimet propioceptive që vlejnë për çdo patologji të anësive inferior.

    5,000 L
  • course thumbnail

    Fizioterapia ne Traumatologjine e Kaviljes

    Lifetime
    All levels
    2 Lessons
    0 Quizzes
    302 Students

    Në këtë kurs do të merrni informacionet bazë në lidhje me rehabilitimin e patologjive të kaviljes gjatë traumave që pëson si ruptura e tendinit te Akilit dhe mbi rehabilitimin e fashitit plantar. Do të informoheni në lidhje me të dhënat e përgjithshme të ketyre patologjive, testet diagnostikuese, ndërhyrjet mjekësore, kirurgjikale dhe gjithashtu do te njiheni me protokollet pasive dhe aktive të rehabilitimit. Ne fund te kursit do te jeni te afte te rehabilitoni pacientet me patologji te kaviljes dhe pacientet me fashitin plantar.

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare