Teknikat e ekzaminimit dhe protokollet e rehabilitimit te traumave te anesive inferiore
Gjatë kursit do të mësoni:
1.Hapat e ekzaminimit të artikulacion kokso-femoral
- Anamneza;
- Inspektimi, vëzhgim i regjionit;
- Palpimi i strukturave të ndërlidhura me patologji tipike të këtij regjioni;
- Testimi praktik i lëvizjeve pasive dhe aktive të artikulacionit kokso-femoral;
- Praktika e matjeve të amplitudave artikulare me goniometër të artikulacionit kokso-femoralit;
- Aplikimi praktikisht i 8(tetë) testeve specifike identifikuese të patologjive tipike të këtij regjioni
2. Hapat e ekzaminimit të artikulacionit genus
- Anamneza tipike për të realizuar diagnozën diferenciale nëse dëmtimi është në nivel ligamentar apo në nivel meniscal, dhe jo vetëm;
- Inspektimi dhe observimi praktik i një pacienti real për të identifikuar patologjitë në këtë nivel;
- Palpimi praktik i këtij regjioni në identifikimin e 7 (shtatë) strukturave artikulare, tendinare etj që na orjentojnë për identifikimin e problematikave të gjurit;
- Testimi praktik i lëvizjeve pasive dhe aktive të artikulacionit genus;
- Praktika e matjeve të amplitudave artikulare me goniometër të artikulacionit genus ,
- Praktika e testeve specifike për identifikimin e patologjive në nivel të :
- Ligamenteve cruciatum anterior, 4 (katër teste specifike)
- Ligamenteve cruciatum posterior; 1 (një) test specific
- Ligamentëve cruciatum collateral lateral; 2 (dy) teste specifike
- Ligamentëve cruciatum collateral medial; 1( një) test specifik
- Meniskut medial&meniskut lateral; 4 (katër) teste specifike
- Patellës; 2(dy) teste specifik
3. Hapat e ekzaminimit të artikulacionit tibio-talar
- Anamneza në lidhje me mekanizimit shkaktar dhe simptomave të pranishme tek Pacienti;
- Inspektimi dhe observimi në një pacient real të artikulacionit tibio-talar;
- Palpimi praktik i strukturave dhe elementëve ndihmëse në identifikimin e patologjive në rrethin e kaviljes;
- Testimi praktik i lëvizjeve pasive dhe aktive për artikulacionin tibio-talar;
- Praktika e matjeve të amplitudave artikulare me goniometër të artikulacionit tibio-talar ,
- Praktika e 8 (tetë) testeve specifike për identifikimin e patologjive në nivel të artikulacionit tibio-talar.
4. Praktika e protokolleve pasive dhe aktive të rehabilitimit në traumat e kaviljes
- Praktika e Drenazhit Limfatik Vodder për anësinë e poshtme në total;
- Kinezotaping për reduktimin e edemës në nivel të kaviljes;
- Metoda e bandazhimit tetësh për kaviljen ;
- Mobilizimet fiziologjike dhe aksesore për traumat e kaviljes;
- Përforcimet duke përdorur element të ndryshëm si rezistenca e dorës së fizioterapistit, peshat me rërë dhe therabandat në mënyrë progresive prone, supin, lateral, ulur në këmbë,
- Forma të ndryshme ushtrimet proprioceptive në mënyrë progresive ulur në karrige e deri në mbështetje përpara shkallës suedeze;
- Forma të ndryshme ushtrimesh propioceptive mbi platon e ekulibrin dhe mbi pedanën e ekulibrit;
- Forma të ndryshme skuotesh në mënyrë progresive nga forma më e lehtë rehabilituese në format më të vështira rehabilituese;
- Praktika e formave të ndryshme të ecjes dhe rehabilitimit të saj.
Pas përfundimit të këtij kursi do të jeni në gjendje që të:
- Diagnostikoni përmes aplikimit të testeve patologji reumatizmale, ortopedike dhe traumatologjike;
- Ekzaminoni dhe identifikoni patologji në të gjithë anësinë e poshtme, duke filluar nga niveli i kokso-femoralit e duke përfunduar në nivel të kaviljes
- Të rehabilitoni në mënyrë pasive dhe aktive patologji dhe trauma të kaviljes;
- Të jeni në gjendje të aplikoni drenazhin limfatik jo vetëm për patologji që lokalizohen në nivel të kaviljes por në të gjithe anësinë e poshtme;
- Të aplikoni drenazhin limfatik në qendrat e bukuris SPA edhe për qëllime estetike në reduktimin e celulitit apo edemës së pranishme si pasoje e patologjive të tjera renale, reumatizmale etj.
Pse ju nevojitet ky kurs?
Do të jeni në gjendje që të :
- Aplikoni kinezotaping në nivel të kaviljes për patologji reumatizmale, ortopedike, traumatologjike
- Aplikoni dhe njihni metodën tetshe për stabilitet dhe reduktim edeme në nivel të kaviljes
- Aplikoni Drenazhin limfatik manual sipas metodës Vodder jo vetëm për qëllime rehabilituese të patologjive reumatizmale, ortopedike dhe traumatologjike por edhe për qëllime estetike
- Aplikoni rehabilitimin e ecjes për çdo patologji që lidhen me pengesa apo kufizime të ecjes sit ë lindura ashtu dhe të fituara
- Aplikoni metodat e matjeve me goniometër për qëllime vlerësuese dhe krahasuese gjatë rehabilitimit
- Aplikoni Mobilizimet fiziologjike dhe aksesore për kaviljen por do j’u vlejnë dhe në patologji që do të lidhet me kufizime të ecjes
- Aplikoni ushtrimet propioceptive që vlejnë për çdo patologji të anësive inferior.