Our Shop

Liber Bazat e Ekzaminimit ne Fizioterapi

1,500.00L

Rritu profesionalisht duke thelluar me shume dijet mbi fizioterapine. Meso nga ky liber si te kryesh nje ekzaminim te plote nga marrja e anamnezes, ekzaminimi i shenjave jetesore, vleresimi i postures, antropometria, gionometria, vleresimi dinamik dhe vleresimi neurologjik

Category:
Share:

Si profesionist do duhet te merrni vendime te shpejta ne lidhje me pyetjet qe do ti beni pacientit, testet e ekzaminimit dhe vleresime specifike qe duhen te kryhen gjate nje ekzaminimi fillestar te pacientit. Libri “Bazat e ekzaminimit ne fizioterapi” ju ndihmon si fizioterapist ose instruktor me teknikat thelbesore te vleresimit dhe ekzaminimit qe perbejne themelin e praktikes se perditshme me pacientin dhe klientin tuaj.

Libri ofron informacionin e gjere mbi marrjen e ananmnezes, vleresimin e shenjave jetesore dhe perdorimin e sistemit te flamujive. Pasi keni marre anamnezëe e detajuar të pacientit, mund të filloni me ekzaminimin statik. Procedura e ekzaminimit statik është sipas radhës: inspektim, vleresim statik i postures dhe me pas palpim, te shpjeguara ne detaje brenda librit. Vleresimi i postures dinamike eshte nje ekzaminim subjektiv, por qellimi yne eshte vleresimi se ne çfare gjendjeje eshte sistemi muskulor-skeletor diten e pare te ekzaminimit. Vleresohet ecja e pacientit, levizjet aktive, dhe levizjet aktive te shtylles kurrizore. 

Matjet antropometrike dhe dimensionet relative jane pjese perberese e librit dhe ndihmojne per te percaktuar somatotipin e individit. Matja e vlerave antropometrike te pacientit eshte ekzaminim i rendesishem statik, qe duhet te kryhet gjate seances se pare, gjithmone sipas problematikes dhe simptomatologjise qe pacienti referon.

Goniometria na ndihmon te kryejme ekzaminimin e kendit artikular per te gjitha artikulacionet. Ne liber keni te shpjeguar me deatje menyren e ekzaminimit te secilit artikulacion me goniometer dhe gjithashtu përdorimin e metodes SFTR per mbajtjen e te dhenave te pacientit, duke qene se eshte nje metode e njohur nderkombetare dhe lehtesisht e kuptueshme nga te gjithe specialistet.

Ne kapitullin e fundit do te merrni informacionin mbi ekzaminimin neurologjik i cili na ndihmon te krijojme nje plan trajtimi individual bazuar në simptomat dhe nevojat e pacientit. Ne liber jane te shpjeguara veresimi i funksioneve konjitive, ekzaminimi i reflekseve tenidoze, piramidale, irrituese dhe te forces. Ekzaminimi i ndjeshmerise, i cili ka rendesi thelbesore per rehabilitimin, duke ditur qe cilesia e ndjeshmerise, funksioni sensitiv dhe motorik jane te lidhura me cilesine e levizjes se qellimshme dhe te mbeshtetjes. Ne fund do te mesoni sesi ekzaminohen nervat kranial testet e tyre dhe patologjite sipas demtimit.

Ky liber do tju ndihmoje te krijoni nje ekzaminim te strukturuar te pacientit dhe kjo do ndihmoj me pas ne krijimin e nje plani specifik trajtimi sipas simptomatologjise te pacientit.

 

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Liber Bazat e Ekzaminimit ne Fizioterapi”

Your email address will not be published. Required fields are marked *