Blog

Rast klinik Neurologjik (Sistem Nervor Periferik)

image blog
Physiotherapy

Rast klinik Neurologjik (Sistem Nervor Periferik)

Pacient A.S. 32 vjece. Pacienti ka humbje te forces muskulare dhe veshtiresi ne kryerjen e fleksionit te art.koksofemoral dhe ekstension te gjurit. Cila mund te jete diagnoza e pacientit, cili nerve mund te jete demtuar? Si do ta ekzaminoni dhe trajtoni kete pacient?

Ekzaminimi do te filloj me Anamnezen e pergjithshme.

Pyetjet dhe ekzaminim per humbjen funskionale te pacientit?

  • Fillimi i simptomave dhe kohezgjatja. Si kane filluar simptomat? Traume ose demtim i drejteperdrejte? Simptomat kane filluar me ngadal dhe jane perkeqesuar me kohen?
  • Ekzaminimi i forces muskulare te m.iliopsoas dhe m.quadriceps femoris. Muskujit te cilet kryejne levizjet qe pacienti ka veshtiresi. Vendosni graden e forces muskulare dhe e krahasoni me kemben tjeter gjithmone.
  • Vleresoni dermatomin perkates me testimin e sensitivitetit.
  • Nese dermatome dhe myotomi i perkon ketyre muskujve atehere dyshojme per demtim te nervit femoral.
  • Nese pacienti perdor ndihmese per ecjen si orteze ose bastun.
  • Vleresoni posturen e pacientit ne pamje anteriore, posterior dhe laterale. Shikoni devijime nga postura “ideale”. Vleresoni qendrimin e pacientit pa ndihmesa ose pa orteza.
  • Me pas ekzaminojme reflekset tendinoze te ekstremiteteve te poshtme per te verejtur pergjigjen e tyre. Refleksi patellar duhet te jete i ulur.
  • Vleresoni ecjen dhe problemet e ecjes se pacientit.

Beni pyetje te pergjithshme te anamnezes:

  • Semundje te kaluara si operacione, trauma etj.
  • semundje aktuale dytesore si diabeti, semundje metabolike, semundje kardiologjike te cilat duhet te jene indikator per programin e terapise tuaj.
  • Anamneza Sociale, ku banon (ne partament, me ashensor, shtepi private etj.), me ke banon, ne cilin kat banon etj. Pyetja kryesore eshte ne cilin aspekt te jeteses sociale te pacientit ka ndikuar negativisht problem funksional i pacientit.
  • Anamneza e punes, profesioni. Pyetjet kryesore jane ku dhe sa ore punon dhe nese problemi aktual qe ka, ndikon ne profesionin e tij
  • Anamneza sportive, nese ka sport rekreativ te cilin nuk e bene me dot per arsye te demtimit.

Terapia:

Protokolli i terapise tuaj varet nga dy faktor kryesor. Faktori i pare eshte qellimi i pacientit dhe cfare pacienti do te permiresoj dhe faktori i dyte jane pergjigjet qe keni marre nga ekzaminimi i kryer.

Duke ditur qe pacienti ka demtim te nervit femoral qellimi kryesor eshte rritja e forces muskulare te muskujve te inervuar nga ky nerve. Qellimi ne vazhdim eshte permiresimi i funksionit dhe rikthimi ne jeten e perditshme te pacientit.

Nje protokoll i pergjithshem trajtimi:

  1. Filloni me mobilizim te art.koksofemoral dhe gjurit.
  2. Ushtrime proprioceptive.
  3. Perdorimi i modaliteteve si Elektrostimulim ose elektrogjimnastika.
  4. Permiresimi i ndjeshmerise se lekures me stimulim bazal te lekures me top, furce, etj. dhe teknika te tjera nga Koncepti Bobath.
  5. Ushtrime forcimi te m.quadriceps femoris dhe m.iliopsoas, te cilet jane te prekur nga demtimi i n.femoralis.
  6. Ushtrime me zinxhir te hapur si fleksion, ekstension,etj. dhe nese pacienti eshte i afte kryejme dhe ushtrime me zinxhir te mbyllur si squats, lunges, etj.
  7. Perqendrohemi dhe ne permiresimin e gjithe stabilitetit postural qe mund te behet me principe te Dynamic Neuromuscular stabilization, Mezieres, pilates etj.
  8. Permiresimi i stereotipit te ecjes eshte nje nga qellimet kryesore per ta bere pacientin sa me te pavarur.

Veshtiresia dhe ndryshimi i terapise varet nga ulja e forces muskulare dhe aftesive fizike te pacienit.

Referenca:

  1. Pavel Kolář,et al., Clinical Rehabilitation, Translated byVanda Andelova, Rehabilitation Prague School, 2013, ISBN 8090543804, 9788090543805
  2. Janet H. Carr, Roberta B. Shepherd, “Neurological Rehabilitation”, 2edition, Elsevier India, 2011, ISBN 8131228851, 9788131228852
  3. Maria Stokes, Emma Stack, “Physical Management for Neurological Conditions E-Book Physiotherapy Essentials”, Edition 3, revised, Elsevier Health Sciences, 2011, ISBN 0702047120, 9780702047121
  4. Mahdieh L, Zolaktaf V, Karimi MT. Effects of dynamic neuromuscular stabilization (DNS) training on functional movements. Hum Mov Sci. 2020 Apr;70:102568. doi: 10.1016/j.humov.2019.102568. Epub 2020 Jan 13. PMID: 31950895.