Rast klinik Reumatologjik
Pacientja A.D. 35 vjece, financiere. Paraqitet ne klinike me dhimbje te krahut gjate nates dhe gjithashtu ndjesi mpirje te krahut. Si do ta ekzaminoni dhe trajtoni kete pacient?
Pyetjet dhe ekzaminim per humbjen funskionale te pacientit?
- Fillimi i simptomave dhe kohezgjatja?
- Si kane filluar simptomat? Traume ose demtim i drejteperdrejte? Simptomat kane filluar me ngadal dhe jane perkeqesuar me kohen?
- Vleresoni posturen e pacientit ne pamje anteriore, posterior dhe laterale. Shikoni devijime nga postura “ideale”. Perqendrohuni ne qendrimin e skapules, regionit cervical dhe supit.
- Ekzaminoni levizjen e art.glenohumeral (abduksion, fleksion, ekstrarotacion, intrarotacion etj). Perqendrohuni shume ne levizjen qe shton dhimbjen dhe ne graden ku pacienti referon dhimbje, prsh. Pacienti nese ka dhimbje gjate abduksionit deri 120° atehere mund te kete demtim te manzhetes rotatore.
- Ekzaminoni focen muskulare te supit, vendosni graden e forces dhe krahasoheni me krahun tjeter. Gjithashtu nese fuqja humbet gjate levizjes ose shtohet dhimbja.
- Perqendrohemi ne teste specifike te art.glenohumeral qe mund ti gjeni ne kursin falas duke klinkuar Ketu.
- Ekzaminoni levizje te regionit cervical dhe vleresoni nese gjate levizjeve te kokes pacientit i shtohen apo jo dhimbjet. Nese i shtohen dhimbjet dhe mpirja e krahut atehere mund te jete problem neurologjik qe vjen nga regioni cervikal (protrusion, hernie disku etj.) Nese mpirja ose dhimbja nuk shtohet atehere perjashtoni probleme te regionit cervical.
- Gjithashtu mund te kryeni testet e Thoracic outlet syndrome per tu siguruar nese eshte apo jo kjo diagnoze. I gjeni te kursi falas Ketu. Dyshoni per kete diagnoze per arsye te mpirjes se krahut qe referon pacientja.
- Vleresoni dermatomin perkates me testimin e sensitivitetit.
- Kryeni testet e neurodinamikes per te vleresuar nese kemi komprimime te nervave periferik (n.unlaris, n.medianus, n.radialis) – Gjithmone nese pacientja jua lejon levizjen.
Beni pyetje te pergjithshme te anamnezes:
- Semundje te kaluara si operacione, trauma etj.
- Semundje aktuale dytesore si diabeti, semundje metabolike, semundje kardiologjike te cilat duhet te jene indikator per programin e terapise tuaj.
- Anamneza e punes, profesioni. Pyetjet kryesore jane ku dhe sa ore punon dhe nese problemi aktual qe ka, ndikon ne profesionin e tij
- Anamneza Sociale, ku banon (ne partament, me ashensor, shtepi private etj.), me ke banon, ne cilin kat banon etj. Pyetja kryesore eshte ne cilin aspekt te jeteses sociale te pacientit ka ndikuar negativisht problem funksional i pacientit.
- Anamneza sportive, nese ka sport rekreativ te cilin nuk e bene me dot per arsye te demtimit.
Terapia:
Protokolli i terapise tuaj varet nga dy faktor kryesor. Faktori i pare eshte qellimi i pacientit dhe cfare pacienti do te permiresoj dhe faktori i dyte jane pergjigjet qe keni marre nga ekzaminimi i kryer.
Ne rastin e kesaj pacientjeje ju duhet te dalloni nese pacientja ka problem neurologjik (hernie diskale, Thoracic outlet syndrome) apo eshte problem i vete supit, problem reumatologjik (impingement syndrome, bursit etj.).
Qellimi kryesor eshte ulja e dhimbjes se pacientes, permiresimi i funksionit dhe rikthimi ne jeten e perditshme te pacientit. *Dhimbja ulet me permiresimin e levizshmerise dhe mobilitetit.
Nje protokoll i pergjithshem trajtimi:
- Filloni me relaksimin e muskujve te mbingarkuar ose shkurtuar sipas ekzaminimit tuaj (prsh. m.trapezius, m.levator scapulae, m.pectoralis etj.)
- Mobilizim i skapules.
- Traksion manual i regionit cervical, gjithashtu relaksim te muskujive suboccipital.
- Ne rast se pacienti ju lejon te beni mobilizim te nervave periferik atehere do ti beni me teknika te neurodinamikes. Nese pacienti ka impingement syndrome dhe dhimbja i shtohet me levizje si ekstrarotacion dhe abduksion atehere mobilizimet e nervave periferik duhet ti evitoni si fillim ose ti modifikoni.
- Perqendrohuni ne ushtrime me zinxhir te hapur si fleksion, ekstension,etj. *Kinin kujdes me abduksionin e paster sepse nese pacienti juaj ka impingement syndrome dhe tendinit te m.supraspinatus gjate abduksionit te paster mund ta iritoni tendinen me teper. Preferoni diagonalet e metodes Kabat (PNF – Proprioceptive Neuromuscular Facilitation)
- Gjithashtu kryejme dhe ushtrime me zinxhir te mbyllur si qendrimi ne te 4 gjymtyret, pompa etj.
- Perdorimi i modaliteteve si ultratingull dhe elektroterapi mund te jene te keshillueshme nese i dispononi ato. Qellimi eshte ulja e dhimbjes dhe inflamacionit (Nuk jane te domosdoshme!)
Veshtiresia dhe ndryshimi i terapise varet nga ulja e forces muskulare dhe aftesive fizike te pacientit.