Blog

Rast Klinik – Parkinson

Parkinson
Physiotherapy

Rast Klinik – Parkinson

Pacient E.E 67 vjec, diagnoza Parkinson. Si do ta ekzaminoni dhe trajtoni pacientin. Cilat jane qellimet tuaja ne kete trajtim?

Ekzaminim dhe Anamneza

  • Fillimi i simptomave dhe kohezgjatja.
  • Si kane filluar simptomat? Ne pergjithesi Simptomat e Parkinson jane asimetrike, keshtu qe verejme ndryshime midis ekstremiteteve. Gjithashtu rendesi ka mosha e fillimit te simptomave.
  • Vleresoni posturen e pacientit ne pamje anteriore, posterior dhe laterale. Shikoni devijime nga postura “ideale”. Perqendrohuni ne qendrimin e trungut te pacientit. Informacione te detajuara mbi problemet postural i gjeni te kursi falas KETU.
  • Fillojme me ekzaminimin Neurologjik (Informacion te detajuar mbi ekzaminimin neurologjik i keni te kursi KETU). Te pacienti ekzaminojme:
    • Rigiditetin, i cili ekzaminohet gjithmone ne artikulacionet e vogla si kyci i dores ose kyci i kembes duke kryer levizje rrotulluese te ngadalta dhe gjate levizjes ndjeme fenomenin e rrotes se dhembezuar.
    • Pacienti do kete tremor ne qetesi dhe jo ne levizje. Nese tremor eshte dhe ne levizje atehere kemi nje pacient ne grad ate rend ate semundjes.
    • Bradikinezia ose hipokinezia
    • Adiadochokineza e cila testohet me levizje te perseritura koordinuar dhe te shpejta.
    • Ekzaminimi i reflekseve tendinoze, edhe pse eshte semunjde e SNQ reflekset tendinoze nuk jane ne hiperefleksi per arsye te rigiditetit.
    • Ekzaminimi i reflekseve piramidale te forces te cilat mund te jene te dukshem sit e ekstremitetet e siperme si ato te poshtmet.
  • Ekzaminoni levizjet aktive te ekstremiteteve dhe trungut dhe vleresojme menyren e kryerjes s elevizjeve te pacientit, nese jane fine, nese jane ne ROM maksimal, nese paienti referon dhimbje gjate levizjes.
  • Ekzaminoni Ecjen. Menyren e fillimit te ecjes, hapat si jane, si rrotullohet pacienti, nese ka stabilitet, nese ka fenomenin freezing etj. (Informacione te detajuara mbi ecjen i gjeni te kursi falas KETU).

Beni pyetje te pergjithshme te anamnezes:

  • Semundje te kaluara si operacione, trauma etj.
  • Semundje aktuale dytesore si diabeti, semundje metabolike, semundje kardiologjike te cilat duhet te jene indikator per programin e terapise tuaj.
  • Anamneza e punes, profesioni. Pyetjet kryesore jane nese punon, sa ore punon, dhe nese problemi aktual qe ka, ndikon ne profesionin e tij.
  • Anamneza Sociale, ku banon (ne partament, me ashensor, shtepi private etj.), me ke banon, ne cilin kat banon etj. Pyetja kryesore eshte ne cilin aspekt te jeteses sociale te pacientit ka ndikuar negativisht semundja aktuale.
  • Anamneza sportive, nese ka sport rekreativ te cilin nuk e bene me dot per arsye te demtimit.

Terapia:

Protokolli i terapise tuaj varet nga dy faktor kryesor. Faktori i pare eshte qellimi i pacientit dhe cfare pacienti do te permiresoj dhe faktori i dyte jane pergjigjet qe keni marre nga ekzaminimi i kryer.

Ne rastin e ketij pacienti ju duhet te kuptoni cila eshte problematika kryesore. Pacienti me Parkinson pervecse simptomave te vete semundjes se Parkinsonit mund te vi ne klinike dhe me simptoma te ndryshme si dhimbje shpine, dhimbje artikulacionesh te ndryshme te cilat vijne per arsye te palevizshmerise dhe rigiditetit. Kjo tregon qe ju nuk merreni vetem me Parkinsonin si semundje por shikoni dhe vleresoni probleme te tjera posturale te cilat ndikojne te pacienti juaj.

Nje protokoll i pergjithshem trajtimi:

  1. Filloni me teknika myofasciale dhe relaksimin e muskujve te mbingarkuar ose shkurtuar sipas ekzaminimit tuaj, sidomos muskujt e qafes dhe shpines. Relaksimin mund ta kryeni me teknika myofasciale, Relaksim postizometrik, pompazh, stretching etj.
  2. Mobilizim i skapules dhe atikulacionit koskofemoral.
  3. Levizje aktivo-pasive per cdo artikulacion per lirimin e rigiditetit. Levizjet duhet te jene ritmike dhe me stimulim verbal.
  4. Gjate seances se terapise duhet te fokusoheni ne levizjet aktive dhe aerobike. Beni ushtrime aktive me pacientin per permiresimin e koordinimit, rritje te mobiliteti, rritje te fleksibiliteti. Ushtrimet duhet te jene ritmike dhe me ROM te ekzagjeruar ne menyre qe te lirohet rigiditeti.
  5. Fokusohuni ne edukimin e pacienti dhe ne trike per permiresimin e simptomave si freezing, tremorin etj.
  6. Edukoni pacientin tuaj sesi te ngrihet nga toka dhe sesi mund te reagoj ne raste rrezimi. Te keta pacient rrezimet mund te jene shume te dukshme ne faza te vonshme te semundjes.
  7. Edukoni pacientin per ortotiken. Preferohet perdorimi i bastunit dhe jo te paterices.
  8. Nese pacienti ka nje simptomatologji ose problem tjeter shtese (prsh.cervikalgji, dhimbje shpine, dhimbje gjuri etj.) atehere do te trajtoni kryesisht simptomen kryesore qe pacienti juaj ka dhe integroni brenda seances dhe ushtrime te pergjithshme per Parkinsonin.

 

Veshtiresia dhe ndryshimi i terapise varen nga aftesite fizike te pacientit dhe ndryshimi i simptomave ne cdo seance.