Rast Klinik Reumatologjik (Cervikalgji)
R.T 50 vjece, arketare. Paraqitet ne kabinetin e fizioterapise duke referuar dhimbje kronike te qafes dhe kokes. Referon qe prej kohesh pi ilace antinflamatore por pa efekt afatgjate per dhimbjet. Ndonjehere ndjen vertigo dhe nauze, sidomos gjate dhimbjeve te vazhdueshme. Si do ta ekzaminoni dhe trajtoni kete pacient?
Pyetjet dhe ekzaminim per humbjen funskionale te pacientit?
- Fillimi i simptomave dhe kohezgjatja.
- Si kane filluar simptomat? Traume ose demtim i drejteperdrejte? Simptomat kane filluar me ngadal dhe jane perkeqesuar me kohen?
- *Pyetje e rendesishme. Si dhe kur lehtesohen dhimbjet? Ketu kuptoni cfare teknikash mund te kene efekt te pacientja dhe nese eshte problematike muskulare apo nervore.
- Vleresoni posturen e pacientit ne pamje anteriore, posterior dhe laterale. Shikoni devijime nga postura “ideale”. Perqendrohuni ne qendrimin e regionit cervical, kokes dhe supit.
- Ekzaminoni levizjet aktive te kokes (fleksion, laterofleksion, rotacion dhe ekstension) dhe vleresojme nese simptomat shtohen ose lehtesohen gjate levizjeve dhe nese rezaton dhimbje ne segmente te tjera si ekstremitetet e siperme.
- Ekzaminoni focen muskulare te skapules dhe kokes, vendosni graden e forces. Gjithashtu nese fuqja humbet gjate levizjes ose shtohet dhimbja. I gjeni te kursi KETU.
- Vleresoni dermatomin perkates me testimin e sensitivitetit.
- Kryeni testet e neurodinamikes per te vleresuar nese kemi komprimime te nervave periferik (n.unlaris, n.medianus, n.radialis)
- Vleresoni simetrin e levizjes se art.temporomanibular.
- Vleresoni tonusin muskular te muskujve te qafes dhe te muskujve te kafshimit dhe vleresoni nese trigger points dhe ngarkesen muskulare. Vleresoni nese palpimi i ketyre muskujve shton ose jo dhimbjen te kokes.
Beni pyetje te pergjithshme te anamnezes:
- Semundje te kaluara si operacione, trauma etj.
- semundje aktuale dytesore si diabeti, semundje metabolike, semundje kardiologjike te cilat duhet te jene indikator per programin e terapise tuaj.
- Anamneza e punes, profesioni. Pyetjet kryesore jane ku dhe sa ore punon dhe nese problemi aktual qe ka, ndikon ne profesionin e saj. Ose nese puna aktuale ndikon ne dhimbjen qe ka.
- Anamneza Sociale, ku banon (ne partament, me ashensor, shtepi private etj.), me ke banon, ne cilin kat banon etj. Pyetja kryesore eshte ne cilin aspekt te jeteses sociale te pacientit ka ndikuar negativisht problem funksional i pacientit.
- Anamneza sportive, nese ka sport rekreativ te cilin nuk e bene me dot per arsye te demtimit.
Terapia:
Protokolli i terapise tuaj varet nga dy faktor kryesor. Faktori i pare eshte qellimi i pacientit dhe cfare pacienti do te permiresoj dhe faktori i dyte jane pergjigjet qe keni marre nga ekzaminimi i kryer.
Ne rastin e kesaj pacientjeje ju duhet te dalloni nese pacientja ka problem neurologjik (hernie diskale) apo eshte problem reumatologjik (cervikalgji, ngarkese muskulare etj.).
Qellimi kryesor eshte ulja e dhimbjes se pacientes, permiresimi i funksionit dhe rikthimi ne jeten e perditshme te pacientit. *Dhimbja ulet me permiresimin e levizshmerise dhe mobilitetit.
Nje protokoll i pergjithshem trajtimi:
- Filloni me relaksimin e muskujve te mbingarkuar ose shkurtuar sipas ekzaminimit tuaj (prsh. m.trapezius, m.levator scapulae, m.pectoralis, m.sternocleidomastoideus, mm.scalene, muskujit e kafshimit). Relaksimin mund ta kryeni me teknika myofasciale, Realksim postizometrik, pompazh, stretching etj.
- Mobilizim i skapules.
- Relaksim i mandibules dhe kockes hyoideale.
- Traksion manual i regionit cervical, gjithahstu relaksim te m.suboccipital
- Ne rast se pacienti ju lejon te beni mobilizim te nervave periferik atehere do ti beni me teknika te neurodinamikes. Teknikat e mobilizimit te nervave periferik ndihmojne ne relaksimin e ngarkeses se ekstremiteteve te siperme duke krijuar levizshmeri dhe fleksibilitet ne ate zone.
- Kryejme dhe ushtrime me zinxhir te mbyllur si qendrimi ne te 4 gjymtyret etj. Qellimi i ketyre ushtrimeve eshte stabilizimi i skapulave dhe elongimi i regionit cervikal ne forme te tille qe te aktivizojme muskujt e ngarkuar ne kontraktim eksentrik.
- Preferohen shume ushtrime te metodes Dynamic Neuromuskulare Stabilisation dhe Mezieres.
- Preferohet aplikimi i Kinesiotape ne muskujt e regionit cervikal.
Veshtiresia dhe ndryshimi i terapise varen nga aftesite fizike te pacientit dhe ndryshimi i simptomave ne cdo seance.