Rast klinik – Semundje Pulmonare Obstruktive Kronike
Pacientja J.T. 61 vjeç me SPOK (Semundje Pulmonare Obstruktive Kronike) ne nivel mesatar deri te rende. Veshtiresite e saj kryesore jane ecja gjate mbajtjes se ngarkesave, si dhe hipja ne kodra ose shkalle. Pacientja deshiron te permiresoje aftesine e saj ne menyre qe te mund ta marre qenin per nje shetitje 30 minuteshe çdo dite dhe te jete ne gjendje te kujdeset per niperit e mbesat e saj çdo jave. Cili do ishte plani juaj i ushtrimeve?
Anamneza e pergjithshme:
Anamneza Sociale: Ajo eshte ne pension dhe jeton me burrin e saj ne shtepi private. Ajo eshte e pavarur ne jetesen e perditshme te saj edhe pse ulet ndersa eshte ne dush per shkak te marrjes se frymes.
Semundje dytesore: Eshte e diagnostifikuar me osteoporoze.
Abusus: Ajo ndaloi pirjen e duhanit gjashte muaj me pare pas nje historie 40-vjeçare te pirjes se duhanit. Anameza Farmakologjike: Medikamentet e saj te frymemarrjes perfshijne Breo Ellipta, Incruse Ellipta dhe Ventolin.
Ekzaminim specifik dhe Spirometria: (Detaje mbi ekzaminimin i gjeni te kursi falas KETU)
- FEV1 / FVC = 0.89 / 1.55 me nje FEV1 (% pred) prej 43%.
- BMI: 24.3 (Pesha e saj 54 kg, gjatesia: 149cm)
- Pulsi ne qetesi = 78 rrahje per minute
- SpO2% = 96% ne qetesi
- Ajo eshte ne gjendje te ece 456 m pa pushim ne dy testet me te mira te ecjes gjashte minuteshe (6min walk test – 6MWT). Pas ecjes oksigjeni i saj ishte 94% ne fund te shetitjes dhe ajo ndihej e renduar dhe me veshtiresi frymemarrje (rezultati i dispnese 5).
- Ekaminimi i frymemarrjes: pacientja merr fryme me goje, ka frymemarrje siperfaqesore torakale me mbingarkese te muskujve ndihmues insiprimi, muskujt abdominal jane te dobesuar.
Qellimi i terapise:
Permiresimi i kapacitetit vital me ushtrime respiratore dhe permiresm te gjendjes se pergjithshme fizike.
Filloni me 15 minuta ecje, 15 minuta çiklizem, ushtrime kardiovaskulare, ushtrime resistence te ekstremiteteve te siperme dhe te poshtme. Ju mund t’i prezantoni keto ushtrime gjate 3 seancave te para.
- Fizioterapia Respiratore: (Detaje mbi fizioterapine respiratore i gjeni te kursi falas KETU)
- Filloni me ushtrime frymemarrje per te rriur kapacitetin vital. Nese pacientja ka sekrecione atehere do te beni trajtim specific mbi lirimin e sekrecioneve si fillim.
- Programi i Ecjes:
- Perdorni rezultatet e 6MWT. Per shembull, nese pacientja ecen 456 m ne gjashte minuta nje distance e pershtatshme per te ecur ne 15 minuta eshte = (456m / 6mins x 15mins) x 80%
- Nese keni ne dispozicion nje piste vrapi atehere konvertoheni kohezgjatjen 6 minuteshe ne shpejtesi te ecjes x 80% deri 100% intensitet. Kujdes me shpejtesin e epistes se vrapit se mund te jete e panjohur per pacienten. = d.m.th. [(456m x 10) / 1000] x 80% deri 100% = 3.6 km / ore deri ne 4.6 km / ore x 15 minuta kohezgjatje.
- Programi i ciklizmit:
- Pacientja duhet te bej biciklet ne nje intesitet mesatr i cili e lejon qe te bej ciklizem pa pushim per 15min. Progresi behet deri ne 20min.
- Ushtrime Rezistence:
- Ushtrime te kraheve me pesha 0,5kg ose 1kg sipas aftesise se pacientes ne fillim dhe me pas peshat mund te shtohen me kohen.
- Ushtrimet e kembeve mund te jene me peshen e trupit ose pesha te vogla 3kg-5kg si fillim.
- Filloni me 1 set me 10 perseritje te secilit prej 3 ushtrimeve te forces se gjymtyreve te poshtme dhe 3 te gjymtyreve te siperme. Perparoni ne 3 grupe me 10 perseritje per secilin ushtrim.
Ne cdo seance te re ju duhet te rrisni intensitetin dhe kohegjatjen e ushtrimeve.