Blog

Rast klinik – Bursit Trochanterik

bursit trochanterik
Physiotherapy

Rast klinik – Bursit Trochanterik

Pacientja K.I, profesion mësuese, 47 vjeç, u paraqit ne klinike me dhimbje, prej 12 javesh, ne zonen laterale  te kofshes afer trochanter major. Dhimbja eshte e dukshme gjate nates (zjohet nga gjumi), ka ulje te levizshmerise te art.koksofemoral, dhimbja rrezaton anash kofshes deri afer gjurit, dhe ecja per nje kohet te gjate eshte e pamundur prej intesitetit te dhimbjes.

ANAMZEZA DHE EKZAMINIMI SPECIFIK

  1. Informacioni ne fillim na bene te kuptojme qe eksiston nje inflamacion ne regionin afer trochanterit mqs pacientja zgjohet naten nga dhimbja dhe fakti qe dhimbja nuk qetesohet por vetem shtohet.
  2. Karakteristika te tjera te cilat mund te shfaqen ne kete diagnoze jane:
  • Dhimbje kronike dhe/ose ndjeshmeri te larte ne anen laterale te ijes, e cila mund te rrezatoje poshte kofshes
  • Ndjesi goditje/pickimi e lehte mund te ndihet ne anen laterale te kofshes
  • Ngjitja e shkalleve mund te jete e dhimbshme
  • Pacienti nuk eshte ne gjendje te shtrihet ne anen e prekur
  • Dhimbje ne pjesen e poshtme te shpines – Bursiti Trochanterik mund te paraqitet si lumbago – vlereojm edh elevizjet e shtylles kurrizore per te diferencuar diagnozen.

Duke ditur keto problematika qe mund te hasen gjate bursitit trochanterik atehere duhet te pyesim pacienten ne lidhje me keto shqetesime nese i jane shfaqur ose jo.

  1. Ekzaminimi me specifik per te diagnozstifikuar bursitin trochanterik eshte palpimi rreth trochanter major i cili eshte i dhimbshem. Ky eshte testimi me provokues.
  2. Gjithashtu testi Ober’s Test mund te jete pozitiv si ne humbje te levizhshmerise dhe ne shtimin e dhimbjes gjate kryerjes se testit. (Detaje i gjeni te kursi falas KETU)

EKZMAMINIMI FIZIOTERAPEUTIK

  • Observim: Postura e pacientit ne pozicionin ulur, shtrire dhe ne kembe. GJate qendrimit ne kembe pacientja mund te kete prirje te qendroj me koksofemoralin ne fleksion, ndersa ulur pacientja mund ti largohet dhimbjes duke u mbeshtetur dhe anuar me teper ne anen e shendetshme.  Vleresojme gjithashtu asimetrit, shtyllen kurrizore, pelvisin dhe gjithe ekstremitetet e poshtme.
  • Palpim: Palpojme afer trochanter major, gjithashtu dhe te gjitha zonat pereth qe mund te jene prekur, muskujit perreth (abdominal, gluteal, adductor etj.), ligamentet, art.sacroiliac, shtyllen lumbare, kreshtat iliake dhe symphysen pubike.  Keto zona rreth mund te percaktojne nje burim te mundshem te simptomave.
  • ROM artikular: levizhshmeria artikulare aktive dhe pasive duhet vleresuar ne ted y art.koksofemoral. Levizja aktive do riprodhoje dhimbje.
  • Testimet e forces muskulare jane te rendesishme per tu testuar per te vleresuar uljen e forces por dhe gjithashtu per te vleresuar provokimin e dhimbjes gjate aktivizimit te nje grup muskujsh specifik. (Detaje i shikoni te kursi KETU)
  • Vleresimi i Ecjes: duhet te vleresojme nese ka mosperputhje te gjatesise se ekstremiteteve te poshtme, dobesi muskulare, shputen sesi puthitet ne toke dhe anime.

PROTOKOLLI TERAPEUTIK

Faza 1 – Menaxhimi i dhimbje dhe inflamacionit

Ulje e dhimbjes mund te behet ne dy menyra. E para me perdorimin e krioterapise dhe anti-inflamatoreve josteroid (rekomandim mjeku). E dyta me modalitete terapeutike si: elektroterapi, ultratingull, me pas akupunkture, Kinesiotaping, etj. Ne pergjithesi ne raste dhimbje te medha keshillojme pacientin most e sforcoj kemben e prekur.

Faza 2 – Rritje e forces muskulare dhe ROM artikular

Fizioterapisti krijon nje program individual sipas gjendjes fizike te pacientes me ushtrime izotonike dhe rezistence per te rritur forcen muskulare, mobilizime artikulare pasive dhe aktive, teknika stretching, ushtrime proprioceptive dhe ushtrime balance.

Faza 3 – Rivendosja e te gjitha funksioneve

Shume paciente zhvillojne Bursit Trochanterik per shkak te aktiviteteve te tyre te zakonshme ditore si vrapimi, ecja etj. Qellimi i fizioterapistit eshte te siguroje nje program te specializuar per pacientin per te permiresuar levizjen dhe per te zvogeluar dhimbjen, ne menyre qe pacienti te kryeje aktivitetet e tij te perditshme me me pak veshtiresi.

Faza 4 – Parandalimi i nje rikthimi te diagnozes

Gjithmone duhet te kemi parasysh qe fizioterapia nuk perfundon ne momentin qe pacientit thjesht i jane larguar dhimbjet ose permiresuar simptomat. Kemi parasysh qe duhet te edukojme pacientin per problematikat dhe kujdesin qe duhet te kete. Duhet te perforcojme muskujt e stabilitetit (core muscles), perqendrohemi ne perforcimin e balances dhe permiresimin e perceptimit postural. Ne fund gjithmone edukojme pacientin per autoterapi.