Bobath Koncept ne trajtimin e pacientit pas Arestit Cerebrovaskular
Koncepti Bobath eshte nje nga menyrat me efikase te trajtimit te semundjeve neurologjike.
Gjate kursit do te mesoni:
- Bazat e ekzaminimit neurologjik
- Si te kryeni nje anamneze mbi vleresimin e funksioneve kortikale superiore
- Si te ekzaminoni praktikisht te gjithe nervat kranial
- Si te ekzaminoni praktikisht reflekset tendinoze te ekstremiteteve te siperme dhe te poshtme
- Menyren e ekzaminimit te reflekseve piramidale irituese dhe piramidale te forces
- Aresti Cerebrovaskular. Simptomatologjia e semundjes, stadet e semundjes dhe indikacionet e terapise sipas stadeve
- Bobath Koncept, principet dhe teknikat e konceptit
- Menyra e trajtimit te ekstremiteteve te siperme dhe te poshtme me te gjitha teknikat e konceptit, si handling, guiding, placing, approximation, stimulimi i lekures, lirimi i spasticitetit.
- Transferimi i pacientit nga pozicioni supin ne pozicionin ulur
- Menyra e trajtimit te pacienitt ne pozicionin ulur dhe vertikalizimi i tij.
Pas perfundimit te ketij kursi do te jeni ne gjendje qe te:
- Aplikoni praktikisht ekzaminimin e nje pacienti me simptomatologji neurologjike
- Te interpretoni rezultatet qe shihen gjate ekzaminimit
- Te trajtoni me teknikat e Konceptit Bobath nja pacient pas Arestit Cerebrovaskular
- Te aplikoni teknikat e konceptit Bobath ne pacient te ndryshem neurologjik te cilet kane si simptomatologji spasticitetin (skleroza multiple, demtime te palces kurrizore, skleroza amyotrofike laterale etj.)
Pse ju nevojitet ky kurs?
Koncepti Bobath eshte i rendesishem per trajtimin e pacienteve me demtime neurologjike dhe muskuloskeletale. Gjithashtu pjese e rendesishme per trajtimin eshte dhe ekzaminimi neurologjik i cili ju ndihmon ne interperetimin e sakte te simptova te pacientit tuaj te cilat me pas i trajtoni me teknika te Konceptit Bobath.
Nese keni informacionet baze mbi teknikat e konceptit Bobath keni lehtesi ne trajtimin e pacienteve neurologjik si
- pacient pas Arestit Cerebrovaskular
- pacienteve me Skleroze multiple ose SKleroze amyotrofike laterale
- pacienteve pas demtimeve te palces kurrizore
- pacienteve me paralize cerebrale infantile.
Ky kurs shpjegon praktikisht bazat e ekzaminimit dhe trajtimit te nje pacienti me simptomatologji neurologjike.