Testimi i Forces Muskulare – Bazat Praktike
Testimi i forces muskulare eshte menyra me e njohur e ekzaminimit qe perdoret per te diagnostifikuar demtime te forces muskulare.
Testimi manual i forces muskulare eshte nje nga ekzaminimet me te rendesishme per fizioterapistet dhe mjeket i cili kur kryhet ne menyre adekuate mund te japi informacione te nevojshme per forcen muskulare, e cilat mund te na ndihmoj te planifikojme nje terapi te pershtatshme per pacientin, me modifikime te nevojshme.
Gjate kursit do te mesoni:
- Si te kryeni praktikisht testimin e forces muskulare te muskujve sipas seciles levizje dhe regioni te trupit.
- Teknikat specifike per te bere nje ekzaminim sa me te lehte dhe te vlefshem
- Sesi percaktohet pozicioni fillestar i pacientit sipas testimit, menyra e vendosjes se rezistences nga fizioterapisti, menyra e kryerjes se testimit per secilin grup muskujsh dhe secilen levizje.
- Gabimet qe mund te bejme gjate testimit te forces msukulare dhe si ti evitojme ato.
Gjithashtu BONUS do te mesoni
- Si te ekzaminoni hipermobilitetin dhe te gjitha testet praktike per hiperbobilitetin.
- Si te vleresoni gjatesin muskulare te grupeve me te muskujve qe shkurtohen me shpesh. Shembull: m.sternocleidomastoid, mm.scalenet, m.hamstrings, m.flektor te koksofemoralit dhe akoma me shume.
Pas perfundimit te ketij kursi do te jeni ne gjendje qe te:
- Aplikoni praktikisht testimin e forces muskulare per te gjithe muskujit e trupit dhe ekstremiteteve
- Interpretoni rezultatet qe shihen gjate ekzaminimit manual te forces se muskujve
- Aplikoni ekzaminimin e gjatesise muskulare
- Te percaktoni nje trajtim sa me te mire sipas rezultateve te ekzaminimit.
Pse ju nevojitet ky kurs?
Testimi i forces muskulare eshte nje nga testet e vetme qe perdoret per te ekzaminuar uljen e forces muskulare kur ekziston nje semundje e dyshuar neurologjike ose disbalance muskulare. Ju nevojitet sepse eshte nje nga ekzaminimet me te rendesishme qe do te perdorni si fizioterapist ne profesionin tuaj.
Eshte nje pjese e rendesishme e vleresimit ne shume grupe pacientesh, perfshire ketu:
- paciente me semundje neurologjike trauma ne tru ose palcen kurrizore, pareza periferike, neuropati, skleroze amiotrofike laterale dhe nje mori problemesh te tjera neurologjike.
- rehabilitimin e pacienteve pas demtimeve sportive, p.sh. riparimi i ACL
- pas frakturave dhe endoprotezave te ndryshme
- problemet e ecjes dhe ekuilibrit tek te moshuarit
- vleresimin e rrezikut te rrezimit
Ky kurs shpjegon praktikisht dhe me specifika bazat kryesore te menyres sesi te testoni forcen muskulare.
Do te keni mundesi te perfitoni kredite nga QKEV te cilat do tju ndihmojne ne akreditimin tuaj dhe licensimin tuaj si fizioterapist.
Program i Trajnimit e-learning – Testimi i forces muskulare – Bazat Praktike
Koha qe nevoitet per te lexuar pervetesuar materialin | Subjekti | Metodika | Instruktori |
60 min | · Hyrje ne Metodat e testimit te forces muskulare.
· Testimi muskujve te mimikes, Testimi i muskujve flektor te regionit Cervikal, · Testimi i muskujve ekstensor te regionit Cervikal |
Prezantim Praktik | Klejda Tani |
60 min | · Testimi i muskujve flektor dhe ekstensor te Trungut. Testimi i muskujve flektor, ekstensor, abductor, ekstrarotator dhe intrarotator te art.glenohumeral.
· Testimi i forces muskulare te muskujve flektor, ekstensor, supinator dhe pronator te art.cubiti.
|
Prezantim Praktik | Klejda Tani |
60 min | · Testimi i forces muskulare te muskujev flektor dhe ekstensor te kycit te dores.
· Testimi i forces muskulare te muskujve flektor, aduktor, abductor dhe ekstensor te art.metatkarpofalangeal. · Testimi i forces muskulare te muskujve flektor, abductor, ekstensor, aduktor, ekstrarotator dhe intrarotator te art.koksofemoral.
|
Prezantim Praktik | Klejda Tani |
Pushim – 10 min
Plotesim I miniquizit 30 min |
Plotesim miniquiz
|
||
60 min | · Testimi i forces muskulare te muskujve flektor dhe ekstensor te gjurit.
· Testimi i forces muskulare te muskujve flektor plantar, eversionin dhe inversionin e kaviljes. · Testimi i forces muskulare te art.matatrzofalangeal |
Prezantim Praktik | Klejda Tani |
60 min | · Testet e Hipermobilitetit.
· Vleresimi i muskujve te shkurtuar: flektor te art.koksofemoral, adductor te art.koksofemoral, m.levator scapulae, m.trapezius, m.sternocleidomastoideus, mm.erector spinae, m.triceps surae |
Prezantim Praktik | Klejda Tani |
30 min | · Plotesim I formularit te vleresimit dhe quizi perfundimtar |