Blog

Rast klinik – Hernia Diskale Lumbare

Rast klinik Hernia diskale lumbare
Uncategorized

Rast klinik – Hernia Diskale Lumbare

Pacientja mosha 45 vjece, profesioni kasiere. Paraqitet ne klinike duke referuar dhimbje ne regionin lumbar dhe te kembes, por dhimbja e saj nuk e kalon 1/3 e kofshes, ne anen laterale dhe posteriore. Dhimbja e saj perkeqesohet ne mengjes dhe preferon te qendroje ne kembe por pa bere rrotullime. Si do ta ekzaminonit dhe trajtonit kete rast?

Anamneza specifike

  • Kohezgjatja e dhimbjes per te vendosur nese eshte problem kronik ose subkronik.
  • Intensitetin e dhimbjes nga niveli 1 deri ne 10.
  • Kohen e perkeqesimit te dhimbjes pacientja jua referron qe ne kerkese, dhe kuptoni qe dhimbja eshte e tipit neurologjik nga rrezatimi i dhimbjes ne 1/3 e kofshes. Por duhen bere testime me te gjera dhe specifike per te vendosur nje diagnoze fizioterapeutike dhe qellimin e terapise tuaj.
  • Pyetje nese eshte dhimbje e perseritur, nese ka pasur episode te kesaj lloje dhimbje dhe me perpara.
  • Percaktimi specifik i dermatomes se dhimbjes. Nese pacienti tregon me specifikim dermatomin e dhimbjes atehere dyshojme per diagnose neurologjike.
  • Percaktimi nga pacienti ne cilen pozicion ndjen me shume dhimbjen.

Anamneza e pergjithshme

  • Semundje te kaluara si operacione, trauma etj.
  • Semundje aktuale dytesore si diabeti, semundje metabolike, semundje kardiologjike te cilat duhet te jene indikator per programin e terapise tuaj.
  • Anamneza Sociale, ku banon (ne partament, me ashensor, shtepi private etj.), me ke banon, ne cilin kat banon etj. Pyetja kryesore eshte ne cilin aspekt te jeteses sociale te pacientes ka ndikuar negativisht dhimbja e pacientes.
  • Anamneza e punes, profesionin e dini nga kerkesa, pyetja kryesore eshte se sa ore punon dhe nese problem aktual qe ka, ndikon ne profesionin e saj
  • Anamneza sportive, nese ka sport rekreativ te cilin nuk eben me dot per arsye te dhimbjes.

Vleresimi statik dhe dinamik:

  • Vleresoni posturen e pacientes ne pamje anteriore, posterior dhe laterale. Shikoni devijime nga postura “ideale” dhe nese pacientja ka qendrim antalgjik.
  • Vleresoni levizshmerin e regionit lumbar dhe trungut. Pacientja kryhen fleksion, extension, rotacione dhe laterofleksione.
    • Ju si fizioterapist duhet te pyesni per dhimbjen gjate ketyre levizjeve. Nese dhimbja shtohet ne fleksion ose ne ekstension, nese permiresohet me ndonje levizje ose perkeqesohet.
    • Nese dhimbja periferizohet (nga mesi shkon ne drejtim te kembes deri ne gishtat e kembes) apo centralizohet gjate levizjes se trungut. Nese ka ndryshime ne te dhimbjes gjate levizshmerise se trungut dyshojme per nje patologji te diskut intervertebral i cili mund te komprimoj nje nerve periferik. Kini kujdes* te perserisni cdo levizje 10 here per te kuptuar realisht drejtimin e dhimbjes.
  • Vazhdojme me vleresime te forces muskulare (i gjeni KETU) per te vleresuar nese eshte prekur dhe fuqia e grupeve te percaktuare muskulare si muskujit flektor ose ekstensor te art.koksofemoral. Ekzaminojme ecjen ne maje te gishtave dhe ne thembra per te vleresuar nese kemi ulje te forces muskulare
  • Me pas ekzaminojme reflekset tendinoze te ekstremiteteve te poshtme per te vleresuar nese kemi ulje te reflekseve (ekzaminimin e reflekseve mund ta gjeni KETU)
  • Kryejme ekzaminimin e neurodinamikes, ne kete rast testi Lasegue dhe testi Lasegue i kundert.

Terapia:

Protokolli i terapise tuaj varet nga dy faktor kryesor. Faktori i pare eshte qellimi i pacientes dhe cfare do te permiresoj dhe faktori i dyte jane pergjigjet qe keni marre nga ekzaminimi i kryer. Secili pacient eshte individual, ne trajtojme simptomatologjite e pacienti dhe jo diagnozen.

Kini parasysh qe te kjo paciente dyshojme per komprimim te nervit periferik ne regioni lumbar keshtu qe terapia do jete e perqendruar ne regionin lumbar.

Nje protokoll i pergjithshem trajtimi:

  1. Filloni me teknika myofasciale ne regionin lumbar
  2. Traksion manual ne regionin lumbosacral
  3. Relaksim postizometrik ose strenching te muskujve perreth art.koksofemoral, sidomos muskujit gluteal, dhe ekstrarotatoret si m.piriformis.
  4. Mobilizim te nervit periferik n.femoralis ose n.ischiadicus me neurodinamiken.
  5. Ushtrime sipas metodes Mc.Kenzie per centralizimin e dhimbje dhe permiresimin e levizshmerise ne regionin lumbar.
  6. Ushtrime perforcimi te regionit lumbar dhe stabilizatoreve te trungut. Mund te perdorni teknika nga metodes Dynamic Neuromuscular Stabilization, metoda Mezieres, pilates etj.

Veshtiresia dhe ndryshimi i terapise varet nga stadi i dhimbjes dhe aftesive fizike te pacienit.

Mos harroni*  Ulja e dhimbjes arrihet me rritjen e mobilitetit, e fleksibilitetit dhe forces muskulare.